Probleme jo vetëm në fushë, por edhe jashtë saj për Marcelo Brozovic. Kroatit i është hequr patenta, pasi është kapur nga policia duke ngarë makinën i dehur.
Lojtari kaloi semaforin në mënyrë të parregullt në momentin kur ishte ndezur drita e kuqe. Një patrullë policie e ndoqi nga pas automjetin e tij “Rolls Royce” derisa më pas ai ndaloi. Pas kontrollit, u verifikua se Brozovic kishte konsumuar alkool më shumë se norma e lejuar.
Për shkak të situatës së krijuar, Brozovic rrezikon të mos grumbullohet për ndeshjen e nesërme në kampionat kundër Torinos.
© SYRI.net