Një automjet ështe përplasur me një lokal në hyrje të qytetit të Fushë Arrëzit gjatë mbrëmjes së sotme.
Për pasojë është lënduar e zonja e lokalit, e cila ishte para lokalit, së bashku me dy gra të tjera që ishin në një tavolinë. Gruaja F.B. së bashku me dy gratë e tjera janë transportuar drejt spitalit të Pukës. Të dëmtuarat janë jashtë rrezikut për jetën dhe po marrin ndihmën e parë në Spitalin e Pukës
Drejtuesi i mjetit F. R. është shoqëruar në Polici. Dyshohet se mjeti lëvizte me shpejtësi kur humbi kontrollin.