
Ende pa filluar merkatoja qarkullojnë lajme të ndryshme transfertash nga shumë klube të mëdha.
Një tjetër lajm “bombë” ka ardhur nga e përditshmja spanjolle “AS” për një transferim të mundshëm të Robert Leëandoëskit në “Santiago Bernabeu”.
Sipas burimeve të medias madrilene, Robert Lewandowski i ka thënë “PO” klubit spanjoll dhe lëvizja e tij do të kompletohet gjatë merkatos së janarit.
“Los Blancos” po planifikojnë një transferim të bomberit polak edhe pse të gjitha lajmet kohët e fundit kanë patur në fokus kalimin e Mbappe tek Reali.
