Robert Lewandowski është një garanci golash dhe Bayern Munchen është me fat që ka në skuadër një sulmues të tillë. Polaku është pjesë e kampionëve të Gjermanisë prej vitit 2014 dhe vazhdon të vendosë rekorde me realizimet e tij.
Vjet fitoi gjashtë trofe me Bayernin, teksa u shpall edhe futbollisti më i mirë i vitit nga FIFA. Kontrata me bavarezët i përfundon në verën e vitit 2023, por nuk përjashtohet mundësia që të mos respektohet deri në fund.
Ideja për të provuar një aventurë të re e tundon. ESPN raporton se Chelsea dhe Manchester City, dy finalistët e Champions League, kanë shfaqur interesimin e tyre për të nënshkruar me Lewandowskin.
Dy klubet e Premier League do t’i plotësonin çdo dëshirë për ta pasur në skuadrat e tyre, teksa lojtari i famshëm ndodhet në dilemë dhe po mendohet për të ardhmen e tij, diçka që shqetëson seriozisht Bayern Munchen. /abcnews.al