Lezhë, një banesë përfshihet nga flakët

0
2

Një banesë është përfshirë nga flakët në fshatin Markatomaj të Lezhës. Nga të dhënat e para bëhet e ditur se zjarri ka rënë në njërën nga dhomat e banesës duke shkaktuar dëme materiale.

Fatmirësisht pjesëtarët e familjes kanë arritur të dalin në kohë, por pa mundur të shuajnë flakët.

Sakaq, u desh ndërhyrja e zjarrfikëses për të evituar përhapjen e mëtejshme të flakëve në dhomat e tjera të shtëpisë. Dyshimet e para janë se flakët u shkaktuan nga një shkëndijë elektrike.