Dy makina janë përplasur në aksin rrugor Lezhë – Milot dhe për pasojë humbi jetën pasagjerja e njërit prej makinave.
Viktima Gjelina LL. 65 vjeçe ka ndërruar jetë pak minuta pas aksidentit të shënuar paraditen e 15 janarit 2022. Makina ku po udhëtonte 65 vjeçarja drejtohej nga vajza e saj, Brunilda LL. Policia po punon për të sqaruar shkaqet dhe kush e kishte fajin në këtë aksident.
Ndërkohë në Vlorë në lagjen “Lef Sallata”, automjeti tip “Hunday” ka aksidentuar një qytetar që po udhëtonte me motomjet. Fatmirësisht I aksidentuari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.