Libra falas për 9-vjecaren, përfitojnë 280 mijë nxënës nga cikli parauniversitar

0
144

Gjatë këtij, të gjithë nxënësit e ciklit 9-vjeçar do të përfitojnë libra falas, përfshirë ata të klasave të teta dhe të nënta, që deri më tani nuk kanë qenë pjesë e kësaj skeme.

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e arsimit Evis Kushi e kanë bërë publik lajmin në rrjetet sociale duke sqaruar se në listën e përfituesve do të jenë edhe nxënësit e gjimnazeve që janë në kategoritë e veçanta.Këtë vit shkollor përmbushet angazhimi që në arsimin bazë të gjithë nxënësit nga klasa 1-9 të kenë librat shkollorë falas. Ndërkohë, përfitues të kësaj skeme mbështetëse nga qeveria shqiptare janë edhe të gjithë nxënësit e kategorive të veçanta në arsimin e mesëm të lartë. Janë rreth 280 mijë nxënës që marrin librat falas nga të cilët 16 mijë janë nga arsimi i mesëm,” shkruan ministrja Kushi në Facebook.Sipas ministrisë së Arsimit nxënësit do të marrin libra  cilësorë nga Oxford dhe Cambridge.

Klasat e para dhe të 10 do të marri libra të rinj, ndërsa pjesa tjetër tekste të përdorur më parë.

Përpara shpërndarjes së teksteve  është bërë dhe vlerësimi i tyre se sa për qind janë të dëmtuara  në mënyrë që të zëvendësohen me të rinj.

Shkolla këtë vit do të nis në 13 shtator,  por për të plotësuar mangësitë e shkaktuara nga zhvillimi i mësimit në kushtet e pandemisë, nxënësit do të kenë mundësi të bëjnë edhe një periudhë 2 javorë përsëritje të njohurive

Ora tv