Librazhd/ 52-vjeçari humb jetën pasi merret përpara nga rrjedha e kanalit vaditës

0
224

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e djeshme në qytetin e Librazhdit.

Për shkak të prurjeve të mëdha, rrjedha e ujit në kanalin vaditës Koshorisht-Zgosht ka marrë përpara për vdekje një 52 vjeçar, i cili ishte roja i kanalit.

Njoftimi i policisë:

Librazhd/Pasditen e djeshme, në fshatin Letëm, Librazhd, dyshohet se aksidentalisht, për shkak të prurjeve të larta, rrjedha e ujit në kanalin vaditës Koshorisht-Zgosht, ka marrë shtetasin 52 vjeç, banues në fshatin Letëm, Librazhd (roja e këtij kanali vaditës), i cili si pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.

 

52-vjeçari, i cili ndërroi jetë tragjikisht pasi e mori para rrjedha e kanalit vaditës në Librazhd është identifikuar si Bashkim Lala

Lala ka qenë roje e kanalit dhe është gjetur pas dy ditësh kërkime u gjet nga banorët e zonës dhe më pas është lajmëruar policia.

Viktima është baba i dy fëmijëve, një djali dhe një vajze.

.r.t/abcnews.al