Librazhd/ 80 vjeçarja braktiset nga fëmijët dhe jeton e vetmuar në mjerim (Foto)

0
177

80 vjecarja Sabrie Grepi nga  fshati Berzesht I Librazhdi jeton e vetme ne kushte tejet te veshtira ekonomike. 4 fëmijë e saj humbën jetën gjatë kohës së komunizmit ndërsa fëmijët e tjerë e kanë braktisur dhe nuk kujtohen më për nënë e tyre te moshuar .

Pas  ndarjes nga jeta të bashkëshortit ajo mbeti e vetmuar dhe në një banesë e cila zor se quhet e tillë. Thotë se gjithë jetën e ka kaluar në mjerin dhe dhimbja e humbjes së fëmijëve ishte shumë e madhe e braktisja nga fëmijet e tjerë akoma më shumë .

Te ardhurat e pakta qe siguron eshte e detyruar ti harxhoje per te mjekuar kembet, si pasoje e problemeve shendetesore qe ka.

Sabrie Grepi “Më kanë vdekur 4 fëmijë se nuk kishin çfarë të hanin.Unë vuaj nga rreumatizma dhe bëj gjilpëra .I kam masë aty . Nuset kanë jetën e tyre nuk duan të rrinë me plaka. 60 mijë lekë (të vjetra) marr! Çfarë të bej me to ? Unë 30 I marr gjilpëra”

Nënë Sabria lutet që dikush ta ndihmojë që së paku të ketë një shtëpi të ngrohtë ku të kalojë ditët e fundit të jetës.

Përgatiti :  Elbasaniflash.al

Burimi: Fax news