Librazhd/ Dëbora zbardh Fushë Studen, shijoni pamjet magjike

0
178

Fshati Fushë-Studën në Librazhd i pushtuar nga dëbora ofron një pamje piktoreske në këto ditë dimri.

I kthyer në një prej destinacioneve më të reja dhe më të frekuentuara në vend sa i përket turizmit malor ky fshat t’i ofron të gjitha, ajrin, ujin dhe natyrën e bukur, e cila është kurorëzuar me një liqen që vit pas viti tërheq vëmendjen e turistëve vendas dhe të huaj.

Fshati Fushë-Studën në Librazhd i pushtuar nga dëbora ofron një pamje piktoreske në këto ditë dimri.

Fshati Fushë-Studën në Librazhd i pushtuar nga dëbora ofron një pamje piktoreske në këto ditë dimri

I kthyer në një prej destinacioneve më të reja dhe më të frekuentuara në vend sa i përket turizmit malor ky fshat t’i ofron të gjitha, ajrin, ujin dhe natyrën e bukur, e cila është kurorëzuar me një liqen që vit pas viti tërheq vëmendjen e turistëve vendas dhe të huaj

Liqeni i Fushë-Studën ka marrë një pamje spektakolare, ndërsa i rrethuar nga bardhësia e borës i ngjan një pikture natyrale fantastike.

Fushë-Studën ndodhet në njësinë administrative Stëblevë në Librazhd dhe është një një ndër atraksionet më të bukura të Parkut Kombëtar Shebenik-Jabllanicë.

Simboli i Fushë-Studën është liqeni i saj, i cili ndodhet përballë fshatit rrëzë pyllit të ahut, çka i jep atij një pamje tepër piktoreske, dhe tërheq mijëra turistë në vit të huaj dhe vendas.

Deri më tani nuk raportohen probleme të shkaktuara si pasojë e reshjeve por autoritetet bëjnë thirrje për kujdes dhe të shmangni levizjet e panevojshme.