Një 43 vjeçar në Librazhd është arrestuar nën akuzën e shkaktimit të vetëvrasjes, mbetur në tentativë.
Sipas policisë, dyshohet se për shkak të dhunës psikologjike që ky shtetas ka ushtruar ndaj bashkëshortes së tij, ajo ka konsumuar pesticide.
Gruaja ndodhet nën kujdesin e mjekëve ndërsa bashkëshorti akuzohet për për veprën penale “Shkaktimi i vetëvrasjes”, mbetur në tentativë.