Librazhd/ I hapi profile fallco një vajze, shpallet në kërkim një 31 vjeçar

0
189

Specialistët për Hetimin e Krimeve Kibernetike shpallën në kërkim shtetasin B. B., 31 vjeç, banues në Librazhd, pasi dyshohet se ka keqpërdorur të dhënat e një 26-vjeçareje, duke krijuar profile false në rrjetet sociale, si dhe e ka përndjekur këtë shtetase.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme./elbasani flash