Librazhd/ Nusja dhe vjerra rrihen me njëra -tjetrën! Policia I vë prangat të dyjave

0
1377

Një sherr brenda familjes ka bërë që nusja dhe vjerra në Librazhd të përfundojnë në polici për dhunë fizike ndaj njera-tjetrës. Ndërsa sipas asaj që informon policia ndaj nuses 28-vjeç po ashtu rëndon edhe akuza për dhunë fizike ndaj vjerrit të saj.

E. K., 28 vjeçe dhe F. K., 51 vjeçe, banuese në fshatin Dardhë, Librazhd (nuse dhe vjehrrë), për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj njëra-tjetrës. 28-vjeçarja ka ushtrua dhunë psikologjike edhe ndaj vjehrrit të saj, shtetasit R. K., të cilit iu plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes. Gjithashtu është plotësuar kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes edhe për shtetasen E. K./Elbasani flash