Licensimi i Elbasanit dhe Erzenit, si u plotësua kriteri

0
240

Në momentin që Erzeni dhe Elbasani nuk u licencuan, nga FSHF-ja u tha se këto dy klube nuk plotësonin disa kritere. Mbetet mister fakti që brenda një kohe të shkurtër këto kritere u plotësuan dhe dy klubet u licencuan. FSHF-ja nga ana e saj nuk dha shumë detaje për problematikat që kishin Elbasani dhe Erzeni.
Nga drejtues të klubit shijakas gazeta mësoi se Erzeni kishte si problem kryesor mungesën e ekipeve të moshave, që duket se i ka siguruar në një kohë rekord. Pak më i mistershëm është licencimi i Elbasanit, pasi nuk u bë asnjëherë e qartë se çfarë problemesh kishte ky klub.

Nga burime jozyrtare është thënë se ishte çështja e aksioneve të ngrira të klubit verdheblu që pengonte licencimin, ndaj dhe vendimi i Apelit lë pak dyshime, sepse Elbasani nuk është se i ka dhënë zgjidhje çështjes në fjalë, që po ndiqet me gjyq

Panorama sport