Udhëheqësit e shtatë prej vendeve më të pasura të botës gjatë tre ditëve do të takohen në samitin e G7-ës, për të diskutuar çështje gjeopolitike, ekonomike dhe klimatike.
Në qytetin japonez, Hiroshima, pritet të zhvillohet takimi i rëndësishëm, ndërsa liderët pjesëmarrës kanë mbërritur në vendin ku do të qëndrojnë.
Nuk kaloi shumë kohë, ku edhe pjesëmarrësit e tjerë mbërritën në Hiroshima për të marrë pjesë në samitin e G7-ës. Këtu përfshihet kryeministri kanadez Justin Trudeau, homologu japonez Fumio Kishida, italianja Gerogia Ameloni dhe kryeministri britanik Rishi Sunak.
Jashtë hotelit ku janë akomoduar liderët e G7-ës janë vendosur masa të rrepta sigurie, për të shmangur incidentet.
Në këtë samit do të marrin pjesë edhe përfaqësues nga Bashkimi Evropian, ndërsa të ftuar do të jenë udhëheqësit e Australisë, Brazilit, Indisë, Indonezisë, Koresë së Jugut dhe Vietnamit.
Nga ana tjetër presidenti i Ukrainës, Volodomyr Zelensky, pritet t’i drejtohet G7-ës përmes video-lidhjes.
Pas 70 vitesh që nga tragjedia me armë bërthamore në Hiroshima, datat 19 deri në 21 maj do të shënojnë një episode të rëndësishëm për Japoninë. Zgjedhja simbolike e kryeministrit japonez për ta zhvilluar G7-ën Hiroshima, nxjerr tregon qëllimin për të vendosur çarmatimin bërthamor dhe mospërhapjen bërthamore
Top Channel