Pas thashethemeve që kishin nisur prej javësh, Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez kanë konfirmuar se ata i kanë dhënë fund lidhjes së tyre.
Në një deklaratë të dhënë ekskluzivisht për “Todey” Lopez dhe Rodriguez konfirmuar thashethemet, duke deklaruar: “E kemi kuptuar që jemi më mirë si miq dhe mezi presim të mbetemi të tillë. Ne do të vazhdojmë të punojmë së bashku dhe të mbështesim njëri-tjetrin në bizneset dhe projektet tona të përbashkëta. I urojmë më të mirën njëri-tjetrit dhe fëmijëve e njëri-tjetrit”.
Muajin e kaluar nisën thashethemet për një ndarje të mundshme të 51-vjeçares dhe 45-vjeçarit, kur u pretendua se Alex kishte nisur një “miqësi” me Madison LeCroy, 30 vjeçe. Në atë kohë, Jennifer dhe Alex reaguan duke hedhur poshtë pretendimet, të cilat tashmë i kanë pranuar.
Lidhja mes Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez nisi 4 vite më parë, ndërsa në mars të vitit 2019, ata u fejuan.