“Lidhjet toksike janë varësi”, psikologia: Egli duhet ta evitonte Gjestin

0
3

E ftuar sot në “Live From Tirana” ishte psikologe Bona Miekley, e cila ka komentuar rikthimin e Eglit në “BBV” e shumë të tjera. Sa i përket lidhjes së saj me Gjestin, Bona u shpreh:

“Toksiciteti është varësi. Në marrëdhëniet toksike është një varësi shumë e pashëndetshme, shumë dëmtuese. Një person i tillë duhet të kuptojë rëndësinë e asaj që po kalon. Njerëzit e quajnë normale. Nuk heqin dorë nga marrëdhëniet toksike sepse kanë ndjesinë e frikës së humbjes, kanë frikë të rrinë vetëm, i japin vetes një shpresë të kotë.

Egli duhet ta evitonte Gjestin. Unë Eglit do i thoja që është shumë vajzë e fortë, ka bërë shumë punë me veten. Do i thoja të vazhdojë të kërkojë ndihmë për t’u shëruar, për të patur një konsultë të gjatë me psikologët, të kuptojë sa e çmuar është. Të mos lejojë të tjerët të kontollojnë ndjenjat e saj. Ajo është e vërtetë, gjuha e saj e trupit tregon shumë, sytë i ka me lot.”, tha ajo ndër të tjera