Rruga që të çon në Lisbonë nuk është aspak një korsi e lehtë për Maurizio Sarrin. Ndonëse për Juven mund të dukej e tillë pas shortit, më pas u shndërrua në një malore për shkak të disfatës së pësuar në shtëpinë e Lyoniy, por edhe emergjencës së koronavirusit që trazoi kalendarët e futbollit.
Nëse Juventusi do të dështonte në kalimin në çerekfinale, menjëherë pasi kanë festuar titullin e 9-të radhazi, do të vinte gjithçka në diskutim, pasi vërtet që puna e një trajneri gjykohet në harkun e gjatë të një kampionati dhe Sarri arriti objektivin titull pavarësisht anomalive të këtij sezoni, por “Zonja e Vjetër” në pesë vjeçarin e Massimiliano Allegrit ishte rregullisht mes 8 skuadrave më të mira të Europës, vetëm një herë u eliminua në 1/8-at dhe bërja e një hapi pas do të shkaktonte jo pak vuajtje, edhe në aspektin ekonomik.
Verën a kaluar aventura e Sarrit te Chelsea u mbyll pas vetëm një viti dhe trofeut të tij të parë ndërkombëtar, Europa League. Tani një tjetër Kupë, ajo e Championsit trazon ditët e tij, bashkë me hijen e disa trajnerëve që këto ditë po përmenden si pasues të tij në stolin bardhezi.
Duke nisur që nga ëndrra Zinedine Zidane, ëndrra e Presidentit Agnelli, pretendentit të përhershëm Simone Inzaghi, te Pochetino i kushtueshëm e deri madje te një rikthim i Allegrit. Një eliminim pa lavdi ndaj një rivali si Lyon, rrezikon të influencojë vendimet e drejtuesve për të ardhmen.
Vitin e kaluar Agnelli konfirmoi Allegrin pas eliminimit në çerekfinale ndaj Ajaksit, por të gjithë e mbajmë mend si shkoi më pas me largimin e trajnerit. Këtë vit Presidenti ka qëndruar në heshtje edhe pas fitores së titullit.
G.Expres