Janë mbyllur 10 sfidat e para në Ligën e Kombeve, ku kombëtaret dhuruan spektakël. Plot 20 gola u shënuan nga të gjitha skuadrat, me ndeshjet që u luajtën pa tifozë për shkak të pandemisë të Koronavirusit.
Kryendeshja e mbrëmjes së sotme ishte padyshim ajo mes Gjermanisë dhe Spanjës, e cila u mbyll në barazim 1-1, me skuadrën e Enrikes që barazoi vetëm në minutën e 95’ me Gaja, pasi më parë kishte shënuar Verner në minutën e 51’.
Ukraina mposhti Zvicrën me rezultatin 2-1, ndërsa Rusia triumfoi 3-1 ndaj Serbisë. Gjithashtu Kosova barazoi 1-1 ndaj Moldavisë, në ndeshjen që u zhvillua në Parma të Italisë.
Më poshtë mund të shikoni të gjitha rezultatet:
Liga A
FT| Gjermani-Spanjë 1-1
Verner 52’/ Gaja 95′
FT| Ukrainë-Zvicër 2-1
Panorama