Ligj i ri për vreshtarinë dhe verën/ Kriteret për prodhimin dhe tregtimin sipas standardeve të BE-së

0
568

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka hedhur për konsultim publik projektligjin e ri “Për Vreshtarinë dhe Verën”, që ka si qëllim formalizimin e këtij sektori sipas standardeve të BE-së përmes krijimit të regjistrit të vreshtarisë, kontrollit të prodhimit, etiketimin, me qëllim përshtatjen me kërkesat dhe standardet e tregut ndërkombëtar.

Sipas relacionit që shoqëron këtë projektligj, propozohet vendosja e rregullave për kultivimin e vreshtave që përdoren për prodhimin e verës, regjistrin e vreshtarisë, prodhimin, etiketimin, marketingun, potencialin e prodhimit dhe kontrollet e produkteve të verës në Republikën e Shqipërisë, me qëllim përshtatjen me kërkesat dhe standardet e tregut ndërkombëtar; mbrojtjen e interesave të konsumatorëve, duke ruajtur një konkurrencë të drejtë ndërmjet prodhuesve dhe operatorëve të tjerë në sektorin e verës; nxitjen e përmirësimit të cilësisë së produkteve, duke mundësuar, ndërkohë, masa kombëtare për politikën e cilësisë në sektorin e verës.

Projektligji parashikon gjithashtu krijimin dhe rifreskimin e kadastrës së vreshtave ndërkohë që saktëson varietet që mund të kultivohen.

Sa i takon tregtimit të verës, projektligji sanksionon se “kjo bëhet vetëm për produktet e rrushit për verë të përftuara nga varietete rrushi që prodhohen në parcela vreshti të ndodhura në Republikën e Shqipërisë që janë të regjistruara në regjistrin e vreshtarisë, dhe të etiketuara në përputhje me këtë ligj mund të tregtohen”. e.xh//a.a/