“Ligji për urdhrin e mjekut i padrejtë, të rishikohet akti normativ”. Mjekët “çojnë” qeverinë në Kushtetuese

0
51

Mjekët  do të çojnë qeverinë në Gjykatën Kushtetuese për ligjin që ashpërsoi masat ndaj tyre. Asambleja Kombëtare e Urdhrit të Mjekut ka vendosur ta ankimojë çështjen, nëse nuk ndryshohet akti normativ i miratuar një muaj më parë, raporton A2 CNN.

Fatmir Brahimaj, Kryetari i Urdhrit të Mjekëve përmes një deklarate zyrtare i ka kërkuar Kuvendit, Qeverisë dhe Presidentit të Republikës, rishikimin e aktit dhe hartimin e një ligji të ri që nuk shkel të drejtat e mjekëve. Ashpërsimi i masave për punën e mjekëve erdhi pas skandalit të ndodhur në Shërbimin Onkologjik,  ku disa mjekë, infermier edhe drejtues të QSUT  bënin tregti me pacientët që vuanin nga  sëmundjet e rënda.

Menjëherë pas kësaj ngjarjeje Ministria e Shëndetësisë hartoi një paketë  propozimesh për ndryshimin e ligjit i cili u bë pa u konsultuar me Urdhrin e Mjekut. Vetëm disa javë më vonë, më 1 gusht qeveria miratoi aktin normativ  i cili ashpërsoi masat dhe penalitetet ndaj mjeke.

Kështu shefat e shërbimeve dhe mjekët në poste drejtuese  ne spital apo Universitet nuk mund të drejtojnë edhe klinika private. Ndëshkohet transferimi i pacientëve nga publiku në spitale privatë si dhe u përcaktuan orët e mes punës në shtet dhe privat. Këto ndryshime nuk u pritën mirë nga mjekët. Edhe pse publikisht nuk reaguan, tashmë betejën e tyre ligjore me qeverinë do ta bëjë Institucioni i Urdhrit të Mjekëve