Lihet në burg 30-vjeçari që qëlloi me thikë nënën e tij në Patos, pranon krimin: Më dënoni maksimalisht!

0
115

Lihet në burg 30-vjeçari Klodian Çobaj i cili qëlloi disa herë me thikë nënën e tij në Patos.

Togat e zeza pasi kanë dëgjuar prokurorin e çështjes dhe të pandehurin vendosi masën e sigurisë ‘arrest me burg’.

Autori ka treguar pendesë sot në gjykatë. Me lot në sy ka kërkuar dënim maksimal për plagosjen e nënës së tij duke pranuar plotësisht fajin.

Ai është shprehur se nuk mban mend rrjedhën e ngjarjes kur plagosi me thikë nënën e tij. Ka pohuar se e ka kryer në gjendje të rëndë psikologjike

Masa e sigurisë është zhvilluar pa avokat pasi këta të fundit kanë disa ditë që janë në grevë pa afat duke bojkotuar jo vetëm seancat gjyqësore, por edhe masat e sigurisë.

Gjyqtari i çështjes ka qenë Taulant Banushi, ndërsa prokuror Hysen Ajasllari.