Lija e majmunit, mjekët: Risk i ulët infektimi, raportoni për çdo shenjë

0
149

Pas alarmit që ka krijuar përhapja e lisë së majmunëve në shtete të ndryshme, epidemiologët qetësojnë popullatën.

Ilir Alimehmeti thotë se risku për t’u prekur nga kjo sëmundje infektive është i ulët. Lija e majmunit transmetohet kryesisht nga kafshët, ndërsa nga njeriu te njeriu, infektimet janë të pakta dhe më shumë po ndodhin brenda komunitetit homoseksual.

Alimehmeti tregon se vaksina e variolës, e cila është kryer deri në vitin 1982 në popullatën tonë ka efekt mbrojtës edhe ndaj lisë së majmunit.

Megjithatë, shenjat e kwsaj sëmundje infektive janë të dukshme dhe rekomandohet karantinimi i personit të infektuar. Për mjekët epidemiologë dhe infeksionistë, lija e majmunit ka gati 65 vite që njihet si sëmundje, e përqendruar kryesisht në vendet e Afrikës. Megjithatë rritja e metodave diagnostikuese ka bërë të mundur identifikimin dhe trajtimin në kohë.