Lindita Nikolla jep dorëheqjen si kryetare e Kuvendit

0
59

Kryetarja e Parlamentit, Lindita Nikolla ka dhënë dorëheqjen nga kjo detyrë.

Ajo e ka dhënë lajmin në një fjalim në Kuvend në këtë sesion të fundit parlamentar.

Nikolla bëri me dije se po tërhiqet për arsye shëndetësore që ia pamundësojnë vijimin e detyrës.

“Këtu mbyllet shërbimi im 3-vjeçar në krye të vendit si rezultat i një situate personale shëndetësore që ma bën të pamundur të kryej detyrën. Jam përpjekur të jap më të mirën cdo ditë, për të siguruar mbarëvajtjen e punës së Parlamentit pa i hyrë kujt në hak në këtë sallë, Nëse dikujt i kam krijuar një përshtypje tjetër, ju siguroj s’e kam pasur qëllim. Fatmirësisht kur kam marrë edhe sulme verbale, më mbetet ndjesia e mirë e respektit që më keni dhënë”, tha Nikolla. /vizionplus.tv