Liqenet e Lukovës, shënjohen shtigjet për Hiking dhe sportet e aventurës

0
44

Liqenet e Lukovës në Mokër të Pogradecit nga njëri vit në tjetrin tërheqin turistë vendas dhe të huaj. Më të shumtit ngjiten në këmbë deri në majë, ndërkohë që ka dhe te tjerë që përdorin mjetet e tyre.

Edhe këto ditë, turistët kanë qenë të shumtë nga Fieri, Korça, Tirana, por dhe qytete të tjera të cilët veç ecjes natyrë, bëjnë edhe plazh në liqenet akullnajorë.

Gani Bego është një nga më të apasionuarit pas turizmit malor. Së bashku me një grup banorësh të zonës kanë dhe mbështetjen e GIZ kanë bërë shënjimin e gjithë shtegut nga Bishnica në Liqenet e Lukovës për të lehtësuar lëvizjet e turistëve.

“Është një shteg rreth 8 km të gjatë. Shënuam me shenja horizontale sipas ministrisë së turizmit, grupet turistike I ndjekin pa praninë e një guide lokale. Kryesisht pjesa më e madhe e turistëve janë vendas, vijnë e ne stinën e dimrit, nuk mungojnë as turistët e huaj, amerikane, franceze, nga gjithë vendet e botës ka interes për ta vizituar liqenet e Lukovës”, tha Beqo.

Për të lehtësuar lëvizjet e turistëve në zonat e trashëgimisë së kulturës përfshi këtu edhe varret monumentale të Selcës, Urën e Golikut por dhe fshatra të njohur të krahinës se Mokrës, Bashkia e Pogradecit në bashkëpunim me të apasionuarit pas sporteve të aventurës po bëjnë bërë shënjimin e të gjitha shtigjeve malorë.