Liqenet e Rrajcës ndodhen në shpatin lindor të malit të Shebenikut, të vendosura në një cirk të madh kompleksesh akullnajore,pjesë e Parku Kombetar i Shebenik-Jabllanicë shtrihen në afërsi të fshatit Rrajce-Bardhaj, lartësia 2220 metra në të cilën ndodhen i bën ato kaq të veçantë dhe atraktivë për tu vizituar,
Janë katër liqene akullnajorë, me gjatësi 100 – 200 m dhe gjërsi 80 -100 m, thellësia e tyre arrin në disa metra.
Janë të veçuara nga njëri-tjetri dhe mund të vizitohen brenda një dite,me ujë të pastër si kristali dhe të ftohtë ,gjatë dimrit ngrijnë në sipërfaqe.Gjatë periudhës së verës, një pjesë e këtyre liqeneve janë të mbuluar me lule, zambake natyrale, duke krijuar një peisazh të pakrahasueshëm me asgjë tjetër./ Elbasani flash