Liqeni i Banjës në Gramsh mirëpret qindra turistë çdo fundjavë

0
127

Zona e Gramshit është kthyer në një destinacion të vërtetë turistik për peizazhet që ofron për dashamirësit e natyrës dhe aventurës.

Çdo fundjavë Gramshi po tërheq vizitorë të shumtë edhe për shkak të një infrastrukture rrugore me parametra cilësorë që siguron një udhëtim komod.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ndau sot pamje nga ky liqen, ndërsa ftoi qytetarët ta vizitojnë atë.

“Mirëmëngjes nga liqeni i Banjës në Gramshin që tashmë mirëpret qindra turistë çdo fundjavë në mozaikun e atraksioneve natyrore që ofron”, tha Kumbaro.

Me hapjen e hidrocentralit të Banjës, rruga në drejtim të Gramshit dhe vlerave të tij turistike, ka mundësuar dhe zhvillimin e ekonomisë turistike në këtë zonë dikur të izoluar.

Vetë vepra arkitekturore e hidrocentralit që gjendet pranë këtij qyteti është kthyer në një destinacion turistik. Kureshtar të fushës së ndërtimeve, turistë të natyrës, të aventurës, qytetar të thjeshtë, pothuajse çdo ditë udhëtojnë drejt tij. Veç veprës teknike, aty është krijuar dhe një liqen madhështor mes malesh që tërheq mjaft kureshtarë.