“Liqeni i Zi” në Gramsh, destinacion i preferuar i të apasionuarve pas natyrës

0
178

“Liqeni i Zi” në Lenie të Gramshit është një pasuri natyrore që josh turistë nga i gjithë vendi dhe kryesisht të huaj.

I gjendur në një lartësi të madhe nga niveli i detit, me origjinë akullnajore, Liqen i Zi ndodhet në mes të një pllaje të rrethuar me kurora pishash, livadhe dhe zambakë të egër, si një dëshmi e bukurive të jashtëzakonshme që ka treva e Gramshit.

Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura bën të ditur se, “Monumenti i Natyrës “Liqeni i Zi”, Lenie, gjendet në lartësinë 1634 m, në afërsi të fshatit Lenie, Gramsh. Përfaqëson një liqen me origjinë akullnanjore. I rrethuar nga peizazhe malore ku liqeni dhe natyra e bukur krijojnë një destinacion të mrekullueshëm për një fundjavë në malet e bukura të Lenies”.

Vendosja e Liqenit të Zi në mes të një pllaje të gjerë, rrethuar me pisha dhe livadhe krijon kushte të jashtëzakonshme për kamping, ecje në këmbë apo organizimin e festave për vizitorët.

/r.e/