Lirohet ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako

0
105

Ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako, i arrestuar për shpërdorim detyre, do të lërë qelinë.

Gjyqtarja Fjorela Davidhi vendosi që Dako të kalojë në arrest shtëpie, për shkak se kanë përfunduar afatet, ndërkohë që është urdhëruar plotësim hetimesh.

Në fillim të shkurtit, Gjykata Paraprake i konsideroi të paplota hetimet ndaj ish-kryebashkiakut të Durrësit dhe të akuzuarve të tjerë dhe urdhëroi që të kryhet ekspertizë për projektin “Promenadë”.

Kur SPAK ka ngritur akuzën se nga projekti “Promenadë”, shtetit iu shkaktua një dëm ekonomik prej 18 milionë lekë dhe kur si kreu i bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako dhe të dyshuarit e tjerë pretendojnë të kundërtën, gjykata i la detyrë prokurorisë që të vërtetojë ekzistencën e këtij dëmi. Dhe natyra e këtij dëmi nëse ka patur, tha gjykata, kërkon njohuri të posaçme akt ekspertize që të kenë vlerën e provës.

Një ekspert inxhinierik dhe një ekonomik, duhet të përpilojë akt ekspertizën para gjykatës. Mes detyrave të lëna SPAK-ut, gjykata kërkoi ripyetjen e ish-drejtoreshës ekonomike dhe të një prej të akuzuarve. Por edhe të dy audituesve që konstatuan shkeljet në 2015.

Gjykata kërkon formulën se si u arrit në përfundimin se buxheti i shtetit u dëmtua gjatë prokurimit dhe nëse observacionet e audituesve nuk u konsideruan, cilat ishin arsyet. Vangjush Dako gjendet nën akuzë për shpërdorim për projektin e “Promendate” dhe për ndërtimin e një pallati, dhe së bashku me presin në gjykim paraprak edhe 10 të tjerë.

 

Top Channel