Lirohet nga burgu Fatmir Hoxha akuzuar për vrasjen e 50 vjeçarit Ahmet Toska në lagjen “Sheq i Madh”, ngjarje e cila ka ndodhur në 26 tetor të vitit 2020.
Ai ka fituar pafajësinë pas rigjykimit të kësaj çështjeje nga gjykata e Fierit dhe një riekspertimi të provave (pamje filmike të kamerave të sigurisë, veshjet, etj) që rrëzonin akuzat për autorësinë e tij dhe nuk ka prova bindëse që vrasja është kryer prej tij.
54 vjeçari Fatmir Hoxha ka lënë pasditen e sotme ambjentet e burgut të Fierit me vendim të gjykatës së rrethit gjyqësor Fier.
Fatmir Hoxha i akuzuar për ekzekutimin e Ahmet Toskës në vitin 2020 që pas arrestimit dhe masës së arrestit me burg nuk ka pranuar autorësinë e kësaj vrasje.
Fatmir Hoxha është arrestuar në datën 14 nëntor në aeroportin e Rinasit, duke u kthyer nga Italia, ku kishte udhëtuar bashkë me bashkëshorten, ndërsa sipas pretendimeve të avokates, po kthehej për të sqaruar akuzat e ngritura ndaj tij.
Ahmet Toska u ekzekutua më 26 tetor në orën 06:00 të mëngjesit teksa viktima po shoqëronte bashkëshorten për në punë.
Një person i maskuar iu afrua dhe e qëlloi me një plumb në kokë.
Pamjet filmike dhe gjurmët e barutit në veshje ishin provat e Prokurorisë, me të cilat mori masën e Sigurisë “Arrest me burg” ndaj Fatmir Hoxhës, të akuzuar për ekzekutimin e Ahmet Toskës në sy të bashkëshortes më 26 tetor 2020 në Fier. 52 vjeçari teksa i drejtohej qelisë, deklaroi para gazetarëve se ishte i pafajshëm.
Ky ishte reagimi i Fatmir Hoxhës, pasi Gjykata e Fierit vendosi ta mbajë në burg për ekzekutimin e 50 vjeçarit Ahmet Toska në sy të bashkëshortes së tij.
Akuzën 52 vjecari e mohoi edhe në seancën me dyer të mbyllura përballë gjyqtarit Alfred Konomi.
Si provën e tij më të fortë kundërshtuese citohet të ketë përdorur faktin se atë mëngjes ishte zgjuar në orën 08:00, ndërsa krimi në fshatin Sheq i Madh, ishte shënuar dy orë më herët.
Por gjyqtari nuk i ka marrë parasysh pretendimet e Fatmir Hoxhës dhe avokates së tij të caktuar kryesisht duke i besuar provave të paraqitura nga Prokuroria që në dosje ka pamje filmike dhe gjumë baruti në rroba.
“Sipas mendimit tonë nuk kishte prova që të formulohej një “dyshim i arsyeshëm”, për ne nuk ekzistonte dyshimi i arsyeshëm dhe ndaj kërkuam një masë arresti më të butë seç ishte masa “Arrest në shtëpi”, është shprehur avokatja e Fatmir Hoxhës.
Arma e krimit sipas burimeve ende nuk është gjetur, sikurse motivi i krimit mbetet i paqartë, edhe pse ka një dyshim se lidhet për çështje intime.