Gjykata e Elbasanit liron nga qelia dhe vendos masën e sigurisë “Detyrim me paraqitje për kandidatin e LSI-së Sokol Skura
Kandidati i Lëvizjes Socialiste për Elbasanin, Sokol Skura u arrestua dje pasi u kap nga policia duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur
Në njoftimin për median policia sqaroi se Skura po udhëtonte në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, kur gjatë kontrollit ka rezultuar se kishte konsumuar alkool.
Ndërkohë materialet hetimore për këtë çështje i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.