Lista anti-Shqipëri, Polonia thërret Lewandowskin dhe Piatek

0
168

Polonia ka publikuar listën e futbollistëve për ndeshjet me Shqipërinë, Andorrën dhe Anglinë, që i zhvillon më 2, 5 dhe 8 shtator.

Trajneri Paulo Sousa ka zgjedhur të preferuarit e tij dhe nuk mungon në listë një emër si Robert Lewandowski.

Ai është sulmuesi i Hertha Berlin, Krzysztof Piatek, i cili humbi EURO 2020 për shkak të një dëmtimi.

Sa i takon mungesave, Arkadiusz Milik nuk është rikuperuar ende dhe nuk do të jetë në ndeshjet e shtatorit, për llogari të kualifikueseve të Botërorit 2022 në Katar.

 

© SYRI.net