Shqipëria brenda këtij viti do të bëjë transparente llogaritë bankare për të paktën 82 vende të botës të cilat kanë rënë dakord të shkëmbejnë informacion, me qëllim që të ulin evazionin fiskal. Administratat tatimore të këtyre vendeve do të japin e marrin informacion për llogaritë bankare të shqiptarëve dhe huajve.
Lista e vende u publikua sot në Fletoren Zyrtare, ndërkohë që bankat kanë nisur prej muajsh marrjen e informacionit tatimor për klientët me një formular të posaçëm.
Më pas, çdo institucion financiar raportues në Republikën e Shqipërisë i raporton Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve informacionin mbi llogarit e raportueseje, sipas shtojcës IV bashkëlidhur “Metodat e transferimit të të dhënave nga institucionet financiare të detyruar për të komunikuar me administratën tatimore, në kuadër të shkëmbimit automatik të informacionit të llogarive financiare”.
Autoriteti kompetent, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, shkëmben me administratat e tjera tatimore informacionin e marrë nga institucionet financiare raportuese, nëpërmjet sistemit CTS. Ky sistem, i cili aksesohet kundrejt një tarife vjetore, do të mundësojë transmetimin/pranimin e mesazheve dhe të integrimin me sistemet e autoriteteve të tjera tatimor.
Çdo institucion financiar raportues duhet të raportojë tek administrata tatimore informacionin në lidhje me secilën llogari të raportueshme emrin, adresën, juridiksionin e rezidencës, datën dhe vendin e lindjes (në rastin e një individi) të secilit person të raportueshëm që është mbajtës i llogarisë.
Vendet nënshkruese ose ndryshe të quajtura Grupi i Adaptuesve të Hershëm, duke ditur se evazioni tatimor mund të trajtohet në mënyrë efektive vetëm në nivel global, janë angazhuar nëpërmjet marrëveshjes për miratimin e një standardi të vetëm e të ri global, për shkëmbimin automatik të informacionit të tatimpaguesit dhe zbatimin e njëjtë dhe efektiv të këtij standardi;
Sipas standardit të ri global, një gamë e gjerë e informacionit do të shkëmbehet mbi llogaritë offshore, duke përfshirë bilancet e llogarive dhe të pronësisë, e cila do të bëjë të mundur parandalimin e evazionit fiskal dhe trajtimin e mashtrimit fiskal. Kjo pasi, veprimtaria e evazorëve jo vetëm zvogëlon të ardhurat publike, por dhe dobëson besimin në drejtësinë e sistemit tatimor, si dhe rrit barrën mbi tatimpaguesit e ndershëm” thuhet në relacion.
Lista e 82 shteteve
Shqipëri
Argjentinë
Andorra
Australi
Austri
Antigua & Barbuda
Azerbajxhan
Belgjikë
Bulgari
Brazil
Barbados
Kolumbia
Kroaci
Qipro
Republika Çeke
Kanada
Kili
Kinë
Ishujt Cook
Kosta Rika
Danimarkë
Ekuador
Estoni
Ishujt Faroe
Finlandë
Francë
Gjermani
Gjibraltar
Greqi
Guernsey
Greenland
Grenada
Hungari
Hong-Kong (Kinë)
Islandë
Indi
Irlandë
Isle of Man
Itali
Izrael
Indonezi
Japoni
Jersey
Kazakistan
Kore
Letoni
Liberi
Lihtenstein
Lituani
Luksemburg
Maltë
Meksikë
Malajzi
Mauritius
Monako
Marok
Holandë
Norvegji
Zelandë e Re
Nigeri
Oman
Poloni
Portugali
Pakistan
Panama
Rusia
San Marino
Seychelles
Sllovakia
Sllovenia
Afrika e Jugut
Saint Kitts and Nevis
Saint Lucia
Spanjë
Suedi
Arabia Saudite
Singapori
Zvicra
Turqi
Turks and Caicos islands
Mbretëria e Bashkuar
Uruguai