Lista/ Skandali me pagat, rroga më e lartë në Shqipëri 58 milionë

0
318

Pas skandalit të patronazhistëve një tjetër database me të dhënat personale ka rrjedhur nga institucionet shtetërore.

Bëhet fjale për pagat mujore të qytetarëve privatë në administratën publike por edhe private për 637 mijë punonjës.

Në databasën e shpërndarë jepen të dhënat e qytetarëve duke nisur nga emri, mbiemri, emri i plotë, nipti i subjektit, subjekti, profesioni dhe orari i punës.

Paga më e lartë i takon një punonjësi në Shërbimin Informativ Kombëtar, pasuar ngha ajo e një drejtuesi në multimedia.

Shërbimi Informativ Kombëtar – 58.074.817

Drejtor i përgjithshëm në media – 24.756.130

Drejtoria e Shërbimit Informativ – 9.285.761

Kompani financiare – 8.510.061

Kompani financiare – 8.510.061

Kompani private naftë-nxjerrëse – 6.555.621

Shërbimi Informativ i Shtetit Elbasan – 6.528.303

Shërbimi Informativ i Shtetit Lezhë- 6.449.697

Spital privat – 63.360.949

SHISH Drejtoria Rajonale Fier – 5.811.335

Prokuroria e Tiranes njoftoi ditën e sotme se ka nisur verifikimet pas shqetësimeve qe kane mbërritur lidhur me skandalin e daljes së të dhënave për pagat mujore të punonjësve të administratës dhe atyre të subjekteve private.

Burimet nga prokuroria thanë se në kuadër të hetimit do kërkohet me shkrese zyrtare në Tatime dhe ISKSH, verifikimi lidhur me burimin e daljes së të dhënave personale dhe pagave mujore të qytetarëve qofshin ata të punësuar në shtet apo privat.

Dokumenti i përket listës së pagave të muajit janar 2021.

*Për arsye të sigurisë së të dhënave personale, nuk kemi bërë të ditur emrat e personave dhe shoqërive