LIVE/ A i druhet “një tradhëtie” nga Basha? Berisha:Unë në parlament, nuk ka forcë që më ndal, falenderoj Bashën

0
190

Ish kryeministri Sali Berisha ndodhet në konferencë për median. Avokati i Berishës dorëzoi sot padinë për shpifje në Gjykatën Koleksionale të Parisit kundër sekretarit Blinken i cili e shpalli “Non grata”

Live deklarata

Berisha: Ligji i dekriminalizimit meritë e Bashës dhe opozitës

Berisha: “Bashës do t’i sugjeroj dhe do insistoj të zbatojë ligjin dhe vetëm ligjin. Ligji i dekriminalizimit është një nga meritat kryesore të zotit Basha dhe të opozitës e cila e shtoi atë ligj. Unë dhe një herë kam qenë dhe jam i ligjit të vettingut të politikanëve. Është Edi Rama i cili ka kundërshtuar dhe e hodhi poshtë ligjin për vettingun e politikanëve.”

PD ti kërkojë Yuri Kim të bëjë ndjesë publike 

Pyetje: Nëse sot do të ishit kryetari I PD-së cili do të ishe qëndrimi ndaj SHBA?

Sali Berisha: PD do të mbetet si një parti properëndimore dhe amerikane. Deklarata që bëri ambasadorja amerikane në oborrin e PD-së është deklarata më skandaloze e 30 viteve të fundit. Kërcënimi që i bëri demokratëve me barin dhe shqiptarëve indirekt, dhe unë po atë ditë i kërkova të kërkojë ndjesë por ajo nuk ka ndodhur.
PD duhet ti kërkojë zonjës të kërkojë ndjesë publikisht dhe padiskutim mbetet e hapur për bashkëpunim me vendet mike të Shqipërisë.

Une ne parlament, askush nuk me ndalon dot

“Askush nuk ka në dorë të mos më çojë mua në shtator. Askush nuk mund të bllokojë hyrjen në parlament të deputetit të zgjedhur nga votuesit shqiptarë. Nuk kam grup tjetër parlamentar përvec PD-në. Edhe sikur një po mbeti I dyti do jem unë”

A I druhet Sali Berisha “një tradhëtie” nga Basha?

“Kryetari i PD-së, Basha i është përgjigjur kërkesës së Kim me kërkesën për të paraqitur fakte, dokumente e prova. Unë për këtë e falenderoj dhe përgëzoj. Kjo është e vetmja kërkesë. Unë nuk dua të rrëzoj vendimin, por me padinë në gjykatë dua të rrëzoj shpifjet” – tha Berisha.

Nisme per shkarkimin e Berishes?

Pyetje: Ka zëra që flasin se deputetë të caktuar në grupin parlamentar do të kërkojnë përjashtimin tuaj nga ky grup në muajin shtator. Leni informacion në lidhje me këtë dhe nëse ndodh cili do të jetë qëndrimi juaj?

Sali Berisha: ” S’kam asnjë informacion konkret dhe një gjë duhet të dini; në këtë betejë unë kam mjet të vetëm të vërtetën dhe po përpiqem ta bëj pa kërkuar sepse uën thashë që nuk kërkoj ndryshimin e vendimit. Ai është i zoti i shtëpisë për këtë çështje dhe ka të drejtë të përcaktojë se kusht të hyjë dhe kush mos hyjë në vendin e tij për sa kohë është në atë detyrë.

 

Berisha i bindur: Ata që kërcënojnë me bar kanë frikë

“Ambasadorja Kim është unike në botë, pasi lavdëroi një masakër zgjedhore kërkon të diktojë këtij vendi se kush duhet të apo kush nuk duhet të hyjë në parlament.

Diktati dhe bari janë binom I pandarë. Po e bëj që shqiptarët të mos hanë barë dhe të mos hanë barë, unë nuk po ofroj barë por transparence. Nuk ka force në botë që mund të më pengojë mua të ushtrojë misionin e besuar nga zgjedhësit shqiptar, kjo është përfundimtare. Basha ne takimin me ambasadoren ka kërkuar transparence, por ata që nuk bëjnë transparencë por kërcënojnë me bar ata kanë frikë.”

Hakmarrja e Edi Rames dhe e Soros

“Vendim per te shpallur “non grata” është kryekëput politik e shënon abuzim të hapur me ligjin e Kongresit të SHBA-së, përdorimin e tij si anë politike kundër kundërshtarëve të qeverisë më të korruptuar të Europës dhe protektorit të saj e mikut të ngushtë të Edi Ramës, multimiliarderit George Soros.”

Sot u dorezua padia

“Avokati im dorëzoi sot padinë për shpifje në Gjykatën Koleksionale të Parisit. Pas vendimit për të shpallur non grata mua e familjen eshte bazuar në keqinformimin nga lobimi korruptiv hakmarrës i Edi Ramës dhe multimiliarderit George Soros. Ne gjykate dua te mbroj dinjitetin tim”