19:04 Biden thellon avantazhin në Pennsylvania, Trump: Ku janë votat e ushtarakëve në Georgia?
Joe Biden thellon avantazhin ndaj Donald Trump në Pennsylvania.
Sipas raportimeve më të fundit, kandidati demokrat ka 12,390 vota më shumë se presidenti aktual.
Por ndërkohë nuk kanë munguar reagimet e shpeshta të Trump në Twitter.
Së fundmi ai ngre një pyetje: “ku janë votat e munguara të ushtarakëve në Georgia? Çfarë ndodhi me to?“
18:38 Komplot për të sulmuar qëndrën e numërimit të votave, Policia e Filadelfias nis hetimet
Policia e Filadelfias tha të premten se po heton një komplot të pretenduar për të sulmuar Qendrën e Konferencave të Pensilvanisë, ku po vazhdon numërimi i votave. Policia tha se mori një informacion në lidhje me një kamion me njerëz të armatosur që po shkonte drejt vendit të numërimit të enjten. Ajo tha se kishte arrestuar dy persona dhe u kishte konfiskuar armët.
17:40 Trump: Gjykata e Lartë shkeli Kushtetutën
Presidenti Donald Trump vijon të jetë shumë aktiv në rrjetet sociale teksa në disa shtete vendimtare vijojnë të numërohen votat.
Përmes një postimi në Twitter, kandidati republikan nuk kursen kritikat ndaj Gjykatës së Lartë duke e akuzuar për shkelje të Kushtetutës.
“Kjo është ajo që dimë. Ne duhet të kthehemi në nivelin shtetëror dhe se si ndodhi kjo në shkallën e parë. Guvernatori, Ujku dhe Gjykata e Lartë e Shtetit shkelën në mënyrë flagrante Kushtetutën e ShBA”, shkruan ndër të tjera Trump.
17:27 Zgjedhjet në SHBA/ Me cilat kombinime fiton Biden? Po Trump?
17:02 Rinumërim votash në Georgia
Sekretari i Shtetit i Georgias, Brad Raffensperger, tha të premten se ai pret që në këtë shtet të ketë një rinumërim votash për shkak të diferencës së vogël mes kandidatëve.
Në këtë shtet “fushëbetejë”, demokrati Joe Biden ka një epërsi të vogël mbi Presidentin Donald Trump me pak më shumë se 1.000 vota. Zoti Raffensperger tha se në Georgia mbeten edhe 4,169 vota për t’u numëruar.
14:42/ Biden: Çdo votë të numërohet
Ndërkohë që numërimi vazhdon pa u ndalur në gjashtë shtetet e fundit dhe kryesore, ka reaguar edhe kandidati Joe Biden.
Biden ka shkruar se “Çdo votë duhet të numërohet”. Tëetti i tij shoqërohet nga një video që tregon njerëz që votojnë.
Sakaq në Pensilvani vijon numërimi i 140 mijë votave të fundit. Komisionerja në Filadelfia, Lisa Deeley ka treguar se janë numëruar 350 mijë vota, ku nuk janë përfshirë votat e marra pas ditës së dielë.
14:05/ Numërimi në Georgia drejt përfundimit, parashikohe orari i daljes së rezultatit
Nëse gjithçka do të shkojë si duhet, numërimi i votave në Fulton të Georgisë pritet të mbyllet nga momenti në moment.
Rezultatet po ngushtohen mes Trump dhe Biden, teksa po i jepet dora e fundit votave të dërguara me postë. Autoritetet raportojnë se kanë mbetur edhe 10-11 mijë vota të fundit për t’u numëruar, teksa janë skanuar 137.134 fletë votimi.
Georgia është një ndër vendet që i duhet presidentit Trump për të siguruar disi avantazhin ndaj Biden.
12:43/ Nëse fiton në Pensilvani, Joe Biden merr 270 mandatet
Është publikuar edhe skema e fundit për fitoren e Joe Biden në zgjedhjet presidenciale.
Ekspertët kanë bërë me dije se tashmë Biden i duhet fitorja vetëm në Pensilvani për të fituar 270 mandatet e nevojshme.
Në Filadelfia janë numëruar rreth 79% të votave, ku raportohet se kryeson Biden.
Aktualisht, Presidenti Trump po udhëheq me vota në Keystone, por drejtimi i tij është ngushtuar ndjeshëm në 24 orët e fundit. Ndërsa numëroheshin më shumë fletëvotime me postë, Trump kaloi nga një diferencë mbi 600,000 vota në 164,000 vota përpara kundërshtarit demokrat.
Presidentit Trump i duhet të mbajë fronin në Pensilvani për të arritur 270 votat, ndërkohë që duhet të ketë fitoren edhe në një prej tre shteteve Arizona, Karolinën Veriore dhe Georgia.
11:00/ SHBA “në këmbë”! Amerikanët kontestojnë rezultatet
Në shtetet ku vijon numërimi i rezultateve kanë shpërthyer protesat dhe demostratat.
Protestuesit bëjnë thirrje për një numërim të plotë të votave, ndërsa grupe më të vogla mbështetëse të presidentit Trump janë grumbulluar në Miçigan dhe në Arizona.
Në New York policia ka arrestuar dhjetra persona pasi u përpoqën të digjinin koshat e plehrave dhe janë përleshur me policinë.
Protestuesit marshuan gjithashtu në Çikago, Los Anxhelos, Seattle, Hjuston, Pittsburgh, Minneapolis dhe San Diego.
Mbështetësit e Presidentit Donald Trump shkuan në një qendër të numërimit të votave në Detroit, Miçigan, për të kërkuar ndërprerjen e numërimit.
Sakaq rezultati është ende i paqartë.
10:20/ Georgia drejt përfundimit të numërimit
Në Georgia kanë mbetur për t’u numëruar edhe 100 mijë votat e fundit. Qarku i Fulton ku ka edhe më shumë votues, ka vendosur të numërojë votat edhe përgjatë natës.
Numëruesit po vijojnë punën duke numëruar rreth 3000 vota për orë.
Fulton është njohur gjithmonë si bastion demokratik, ndërkohë që për momentin po numërohen votat që kanë mbërritur me postë.
08:57/ Biden drejt fitores në Arizona
Kandidati demokrat Joe Biden po fiton edhe në shtetin e Arizonës. Numërimi thuajse ka përfudnuar në njërin prej qyteteve më të mëdha të zonës, ku Biden është rreth 10 mijë vota para Trump.
Deri më tani rezultati në Maricopa nxjerr fitues Joe Biden me 912.585 vota, kundrejt 835.071 vota të republikanit Trump.
Maricopa është vendi që ka më shumë votues në shtetin e Arizonës.
Numërimi rinisi pasi policia shpërndau protestuesit që rrethuan qendrën e zgjedhjeve, të cilët mbështesnin idenë e rinumërimit të votave.
8:42/ Prokurori i Përgjithshëm i Nevada “i shpall” luftë Trump-it
Prokurori i Nevadas Aron Ford ka reaguar kundër kërkesave të kampit të Trump për rinumërim të votave. Trump pretendon se numërimi në këtë shtet nuk ka qenë i rregullt.
Ford ka deklaruar se shteti i Nevadas do të kundërshtojë çdo sfidë ligjore që vjen kundër rezultateve.
08:25/ Procesi i numërimit duket se ka sjellë ndryshime rrënjësore në rezultatet e zgjedhjeve në SHBA.
Kandidati Joe Biden ka kaluar ndjeshëm rezultatin e Donald Trump, duke kryesuar me 253 vota (mandate) në krahasim me presidentin aktual 213 vota.
Numërimi në disa shtete vijon ende, ndërkohë që Joe Biden doli mbrëmjen e djeshme në një deklaratë ku shpalli fitoren e parakohshme pasi doli në avantazh në dy shtetet venditare të Ëinconsit dhe Michiganit.
Një rezultat i tillë u kundërshtua nga kampi Trump, të cilët kërkuar rinumërimin e votave në këto shtete, duke pretenduar se procesi nuk ka qenë i ndershëm.
Sakaq vijon numërimi në 6 shtete, në të cilët 4 kryeson Donald Trump dhe 2 të tjera Joe Biden.
Në Pensilvani, ku aktualisht janë numëruar 89% të votave, Trump kryeson me 50.7% dhe Biden 48.1% të tyre.
Në Karolinën e Veriut janë numëruar 95% e votave, Trump ka marrë 50.1% të votave, ndërsa Biden 48.6%.
Në Nevada janë numëruar 86% të votave, Joe Biden 49.3% dhe Trump 48.7%.
Në Arizona janë numëruar 84% e votave, Biden kryeson me 50.7% dhe Trump ka marrë vetëm 47.9%.
Në Alaskë Trump është në avantazh me 62.9% të votave ndaj Biden që ka marrë vetëm 33%.
Në Georgia Trump ka marrë 49.6% të votave, ndërsa Biden ka marrë 49.1%.
Lajmet e dates 4 Nentor 2020
23:30 Ka mbetur ende pa u mbyllur numërimi në disa shtete kryesore të cilat janë vendimtare në garën presidenciale.
Po vijon numërimi në Alaska, Arizona, Geogria, North Carolina, Nevada dhe Pensilvania. Deri tani Biden drejton garën me 253 vota elektorale kundrejt 213 që ka Trump.
22:45 OSBE/ODIHR kundër Trump: Pretendimet e pabazuara për vjedhje votash, cënojnë besimin te institucionet
Vëzhguesit e OSBE (Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë) dënon pretendimet e presidentit të SHBA, Donald Trump në lidhje me “vjedhjen” e zgjedhjeve presidenciale nga demokratët.
Në një deklaratë të sajën, e publikuar edhe në faqen zyrtare në internet, OSBE/ODIHR, dënon pretendimet e presidentit aktual të SHBA, përcjell Ora News.
“Askush, asnjë politikan, asnjë zyrtar i zgjedhur, nuk duhet të kufizojë të drejtën e njerëzve për të votuar. Pas një fushate kaq dinamike, numërimi i çdo vote është një detyrim themelor për të gjitha degët e qeverisë”, shprehet Michael Georg Link, Koordinator Special dhe Drejtues i misionit vëzhgues afatshkurtër të OSBE.
“Pretendimet e pabazuara për mangësi sistematike, veçanërisht nga Presidenti në detyrë, përfshirë natën e zgjedhjeve, dëmtojnë besimin e publikut në institucionet demokratike”, vijon deklarata e OSBE/ODIHR.
22:10 Trump kërkon ndalim të numërimit edhe në Pensilvani
Pas Wisconsin, tashmë I fituar nga Joe Biden, Donald Trump kërkon ndalimin e numërimit edhe në shtetin e Pensilvanisë.
Lajmin e bën të ditur avokati I tij Rudy Giuliani, I cili është shprehur se ky veprim merret për shkak të parregullsive.
“Nuk do të lejojmë demokratët e Philadelphias të vjedhin votat”, tha ai.
Aktualisht, në Pensilvani, Trump po fiton me 52,2%, kundrejt 46,5% të Biden nga 83% e votave të numëruara.
21:35 Presidentin e ri të SHBA-ve e “zgjedh” drejtësia?
Të dy grupet drejtuese të fushatës të preisdentit Donald Trump dhe kandidatit demokrat Joe Biden u kanë dërguar mesazhe mbështetësve të tyre duke bërë thirrje për një mbledhje fondesh për të mbështetur përpjekjen e re në pikëpamjet, proceset gjyqësore para gjykatave ku do të diskutohet vlefshmëria e votës.
Trump ka depozituar një padi ku kërkon mbylljen e procesit të numërimit të votave në Michigan.
“Ne kemi ngritur padi sot për të pezulluar procesin e numërimit në Michigan. Ne gjithashtu kërkojmë të rishikojmë ato fletëvotime të hapura dhe të numëruara”, deklaroi më herët drejtuesit e fushatës së Trump.
20:45 Joe Biden fiton shtetin e Wisconsin
Agjencia e lajmeve AP raporton se kandidati demokrat, Joe Biden, ka fituar shtetin e Wisconsin duke i siguruar kështu edhe dhjetë vota elektorale.
20:14 Trump depoziton kallëzimin për ndalimin e numërimit në Michigan, Biden: Mbrojmë votat
Presidenti Donald Trump bën një tjetër lëvizje duke depozituar në gjykatë një kallëzim I cili kërkon ndalimin e numërimit të votave në shtetin e Michigan.
Lëvizja e Republikanit vjen pak para se Joe Biden të shpallë fitoren.
Ndërkohë, kandidati demokrat është shprehur se do të mbrohet çdo vote.
“Duhet të garantojmë që çdo votë do të numërohet. Jemi duke kryer mbrojtjen më të madhe elektorale që është parë ndonjëherë. Nuk I takon Donald Trump të vendosë kush fiton, por njerëzve”, është shprehur Biden.
19:12 Trump: Do kërkojmë rinumërim në Wisconsin
Presidenti në detyrë I SHBA, Donald Trump është shprehur se do të kërkojë rinumërim votash në shtetin e Wiscnonsin, aty ku teksa numërimi I votave po përfundon, diferenca mes kandidatëve është minimale.
Joe Biden është duke fituar, edhe pse rezultati nuk është ende zyrtar.