Prej orës 13:20 minuta policia dhe forcat speciale kane rrethuar lagjen 11 nentori ne Elbasan për të neutralizuar një 71 vjeçar i cili është i armatosur me kallashnikov.
Ai nuk pranon të dorëzohet ndërsa policia ka rrethuar zonën dhe pritet të ketë dhe një ndërhyrje të forcave RENEA. Ngjarja po ndodh ne lagjen “11 nentori”.
Drejtori i Policise se Elbasanit deklaroi se ishte nje person i rrezikshem. Ne oren 13: 20 ai qelloi drejt policise dhe plagosi 2 te rinj kalimtare.
Forca speciale me autoblinda dhe mjete të tjera të specializuara ndodhen në vendngjarje ndërsa është rrethuar një perimetër i gjerë dhe nuk lejohet të kalohet. Nje snajper ndodhet ne tarrace. I moshuari nuk pranon të dorëzohet dhe vijon të kërcënojë.
Ngjarja ne zhvillim e siper
Ora 16:06 Pritet ndërhyrja. Dy snjaperiste ndodhen ne pallatin perballe pallatit ku banon 71 vjeçari. I moshuari banon në katin e dytë.
Një dëshmitar okular ka treguar momentet e parë të të shtënave me armë në Elbasan.
Ai shprehet se menjëherë pas të shtënave erdhën makinat e policisë dhe disa persona u shtrinë në tokë.
Më pas ai shton se ka parë edhe dy të plagosur të cilët ishin të gjakosur duke u marrë nga ambulanca.
“Isha në lokal, jam kamerier. Vetëm kur plasën të shtëna me breshëri kallashnikovi. Pashë njerëz që ishin të shtrirë në tokë dhe dy makina të policisë që nxorën armët, or nuk qëlluan kundrejt agresorit. Ata bllokuan zonën dhe larguan të gjithë banorët aty. Nga këtu është 40-50 metra nga vendi i ngjarjes. Pashë 2 persona të gjakosur që erdhi i mori ambulanca dhe i dërgoi në spital. Unë nuk e njoh personalisht agresorin.”
Ora 15:20 Identifikohen dy kalimtarët e plagosur nga te shtenat me kallashnikov te te moshuarit. Ata janë Ledi Saraci A. Kondraxhiu
Ora 15:19: Nje stuhi shiu po e bën edhe më të vështirë operacionin e policisë.
Ora 15:00 Ku ishe? Mesohet shkaku i sherrit te ciftit ne Elbasan
Ora News siguron dëshminë e fqinjëve mbi konfliktin mes ciftit të të moshuarve që degjeneroi në përdorimin e kallashnikovit nga 71 vjeçari drejt forcave të policisë. Nga të shtënat mbetën të plagosur lehtë dy të rinj.
Në mesditë, sipas dëshmive bashkëshortja ka hyrë me mbesën 10 vjeçare në banesë. E ka pyetur se ku ka qenë dhe mënjehërë ka plasur konflikti. Ai ka marrë armën dhe ka tentuar të vrasë bashkëshorten. Ajo e ka kuptuar dhe ka dalë nga banesa dhe ka njoftuar policinë.
Ora 14: 49: Eshte marre vendim per te nderhyre me force.
Ora 14: 42: Drejtori i policise se Elbasanit kerkon zgjerimin e kordonit te sigurise.
Ora 14: 29 I moshuari ndodhet i vetem ne banese. Policia zgjeron perimetrin e sigurise
14: 25 Policia kerkon qe te evakuohet zona.
Ora 14: 19 Policia po përgatitet për të ndërhyrë pasi I moshuari nuk pranon të dorëzohet. Nuk ka të shtëna të tjera. Të paktën 10 efektivë të armatosur të forcave RENEA janë të përgatitur për ndërhyrje.
Ora 14:00 Njoftimi i policise- Rreth orës 13:20, në lagjen “11 Nëntori” në Elbasan shtetasja F. Zh., ka patur një konflikt me bashkëshortin e saj, shtetasin Lefter Zhidru, 71 vjeç, i cili në momentin që ka shkuar Policia është futur në banesë dhe ka qëlluar dhe vijon të qëllojë me armë zjarri kallash në drejtim të forcave të Policisë.
Forcat Shqiponja dhe Patrullat e Përgjithshme janë pozicionuar dhe kanë vendosur perimetrin e sigurisë dhe vijojnë t’i bëjnë thirrje këtij shtetasi të dorëzohet, i cili vijon të bëjë rezistencë duke qëlluar vazhdimisht në drejtim të Policisë.
Si pasojë e të shtënave janë plagosur jashtë rrezikut për jetën dy shtetas, L. S., 22 vjeç dhe A. K., 21 vjeç, kalimtarë të rastit, në momentin që ky shtetas ka filluar të qëllonte me armë në drejtim të Policisë.
Në ndihmë të Policisë lokale janë nisur menjëherë forcat e FNSH dhe të RENEA-s, për të bërë neutralizimin dhe kapjen e shtetasit që vijon të qëllojë me armë në drejtim të Policisë.
Shtetasi Lefter Zhidru vijon të qëllojë me armë duke bërë rezistencë edhe pas thirrjeve të pandërprera të Policisë.
Banesa nga e cila po qëllon ky shtetas është e rrethuar dhe Policia ka vendosur një perimetër të gjerë rrethimi, për të parandaluar dëmtimin e kalimtarëve të tjerë të rastit.
Zhvillimet minutë pas minute
Ora 14:10 Nga dy të plagosurit mësohet se njëri ka plagë në krah dhe tjetri në kofshë.
Ora 14:03 Personi që ka qëlluar në drejtim të policisë është identifikuar si Lefter Zhidru, 71 vjeç.
Ora 13: 55 Burimet flasin per dy persona të plagosur. Ata nuk jane efektive policie por dy kalimtare. Efektive te FNSh jane nisur drejt Elbasanit, ndersa eshte rrethuar zona. I behet thirrje personit të dorëzohet.
Ora 13: 50 Policia deklaron se personi vijon të qëllojë drejt policisë, informon policia e shtetit. Flitet dhe për dy të plagosur por nuk janë efektivë policie.