Liverpool gati të rrëmbejë “Xavin” nga Barcelona

0
104

Liverpool mendon për të ardhmen edhe pse sonte do të luajë nje nga ndeshjet më të rëndësishme të sezonit. Në kërkim të trofeut të shtatë Champions, klubi i kuq kërkon të fitojë edhe nje mesfushor të talent

Bëhet fjalë për 17-vjeçarin e Barcelonës, Gavi, kontrata e të cilit me klubin katalanas skadon në vitin 2023. Agjenti i tij, Ivan de la Pena nuk ka arritur të kontaktojë me presidentin Laporta që për më tepër e ka sulmuar për veprimet e tij.

Në këtë mënyrë, lojtari nuk ka marrë ende një ofertë për zgjatjen e kontratës dhe Liverpool është gati të përfitojë. Mesfushori i konsideruar pasardhës i Xavit, ka një klauzolë largimi rreth 50 milionë euro që klubi i kuq është gati t’ië paguajë dhe t’i japë gjithashtu një pagë te majme por ne krahun tjetër, ai ka bërë me dije se zgjedhje e parë mbetet Barcelona, klubi i zemrës.

Talenti i La Masias ka shënuar 2 gola dhe 6 asiste sezonale në 47 ndeshje sezonale.