Liverpooli, Arsenali dhe Manchester Unitedi në garë për Griezmannin

0
212

Gjigantët e Premierligës, Liverpool, Arsenal dhe Manchester United janë futur në garë për t’i siguruar shërbimet e sulmuesit të Barcelonës, Antoine Griezmann.

E ardhmja e Griezmannit është e luhatur në Barçë pas vendimit të Lionel Messit për të qëndruar, transmeton Gazeta Express.

Dhe sipas Daily Mail, gjigantët e Premierligës Liverpooli, Arsenali dhe Unitedi po kërkojnë ta shfrytëzojnë rastin dhe të hidhen në sulm për francezin.

Griezmannit i ishte premtuar rol drejtues në Barcelonë nga trajneri i ri Ronald Koeman sapo Messi të largohej nga klubi.

Por vendimi i argjentinasit për të qëndruar dhe rikthimi i Philippe Coutinhos në skuadër, bëjnë që Griezmann të mos e ketë vendin e sigurt në formacionin startues të Koeman.

Si pasojë, ai mund të largohet edhe duke e parë interesimin e klubeve angleze. /Gazeta Express/