Liverpooli vendos përfundimisht për të ardhmen e Xherdan Shaqirit

0
215

“Reds” kanë nevojë për financa që të bëjnë disa transferime në mbrojtje dhe kohën se fundit flitej për largimin e disa lojtarëve, e ndër ta edhe ylli shqiptar që përfaqëson Zvicrën, transmeton lajmi.net.

Por, kampioni i Anglisë ka vendosur të mos e largojë Shaqirin këtë afat dimëror, meqenëse është shëruar nga lëndimet, derisa ishte i pranishëm si zëvendësues edhe në humbjen ndaj Southamptonit.

Pos kësaj, Shaqiri është i lumtur në “Anfield”, aty ku do qëndrojë se paku deri në verë.

Në të kaluarën interesim për sulmuesin kanë shprehur disa skuadra të mëdha, si Roma, Galatasaray dhe Sevilla./Lajmi.net/