Shkolla “Jonuz Carciu” e ndodhur në njësinë administrative “Llixhë” prej 3 vitesh tashmë është lënë në harresë.
E vetmja shkollë për banorët e këtij komuniteti nuk është me funksionale pasi pësoi dëmtime nga tërmeti i 3 viteve më parë.
Prej afro 3 vitesh fëmijët e këtj fshati janë të detyruar që të shkojnë në shkollën e Kuqanit disa kilometra më larg.
Banorët e “Llixhës” shprehen se ndihen të shqetësuar për të ardhen e fëmijëve të tyre sepse shkollen detyrohen ta bëjnë diku tjetër
Sipas tyre më shqetsim përbën stina e dimrit dhe rruga që fëmijet duhet te bëjnë për të shkuar tek shkolla e cila ndodhet në një tjetër fshat.Pavarësisht kërkesave të banorëve deri më tani nuk është ndërmarrë asnjë hap për të ndryshuar situatën apo për të investuar por deri më tani nuk është bërë asgjë.
Egnatia news