Dhjetëra shqiptarë kryesisht nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut i janë drejtuar llixhave të Elbasanit prej disa ditësh.
Sezoni kurativ ka nisur, ndërsa ata shprehen se do të qëndrojnë aty 10 deri në 14 ditë.
“Ne vijmë nga Kosova, prej vitit 2016 vij nga dy herë.”
“Vijmë nga Kosova, nuk kemi asnjë vërejtje.”
“Speciale fare, marshallah! E vetmja gjë që më ka shtyrë të vij në llixha është ajri i pastër.”
Edhe pse është një zonë mjaft e vizituar, për të shkuar deri aty nuk është aspak e lehtë.
Rruga është e amortizuar, dhe vizitorët shprehen se duhet ndërhyrë.
“Duhet të jetë rruga më e mirë, sepse këtu vijnë me mijëra kosovarë.”
Gjithashtu edhe zona para llixhave, është një kaos i vërtetë dhe të ofron një pamje aspak dinjitoze.
Disa herë është premtuar ndërhyrje në këtë zonë, e cila sjell fitime të mëdha për bizneset por një investim i tillë nuk është bërë realitet.
Ora news