Kjo është qendra e Treganit, fshatit të Llixhave në Elbasan.
Rrugë të pashtruara, tregtarë që shesin përtokë apo në tezga të improvizuara dhe mbeturina të hedhura gjithandej.
Panoramë aspak e hijshme për një zonë turistike që pret me mijëra vizitorë në vit.
Rruga nuk duhet të ketë papastërti, shikojini ato zorrat, gjithë jashtë.
Të gjithë ata që vijnë këtu për kurim, duhet të kenë dhe ambjente më të pastra, më të rregulluara. Këtu, ja shikojeni vetë si është rruga, e pashtruar.
Nuk është vënë dorë. Unë kam më shumë se 10 vjet që vij këtu,” thonë vizitorët.
Vendasit thonë se pushteti vendor ka premtuar shtrimin e rrugës dhe sistemimin e qendrës së fshatit por në 25 vite ka pasur vetëm fjalë e asnjë punë.
“Rrëmujë, për turp. Faqe e zezë është. Turistët vijnë, por ai që ka parë më mirë thotë: Këtu nuk rrihet.
Gjithë këto pisllëqe siç i shikon këtu. Për faqe të zezë, vend turistik,” thonë banorët e zonës.
Megjithatë vizitorët tregojnë se e zgjedhin Treganin për të mirat e ujit kurativ. Frekuentimi i llixhave u ka përmirësuar shëndetin.
“Është hera e tretë që vij këtu. Janë të gjtiha të mirat e Zotit.
Mikëpritja e mirë, të gjithë të mirat janë.
Ujërat kurativ na kanë ndihmuar,” thonë ata.
Në një vit, numri i vizitorëve në Llixhat e Elbasanit shkon në të paktën 40 mijë, por pavarësisht fluksit të turistëve zonës i kanë munguar investimet.