Një grua skoceze ka bërë bujë në internet pasi që ka shpërndarë një fotografi të një skeleti gjigant që ajo ka zbuluar në një ishull – besohet se ai i takon bishës së njohur Loch Ness
Shumë njerëz e kanë shfrytëzuar Twitterin për të spekuluar se skeleti i gjatë rreth 9 metra i takon bishës së famshme Loch Ness apo ndonjë të afërmi të tij.
Hannah Burns, e cila kohëve të fundit është zhvendosur në një ishull për të jetuar, e ka zbuluar skeletin derisa ishte duke shëtitur me qenin e saj në Stoneybridge, në plazhin South Uist në Hibrides.
“Ne e pamë një skelet kur isha në shëtitje me qenin tonë dhe qeni ishte i pari që e nuhati”, shpjegon Burns në intervistën e saj, transmeton GazetaExpress.
Motra e saj Polly po ashtu ka shpërndarë një fotografi në Twitter duke i kërkuar njerëzve që ta identifikojnë së cilës krijesë i takon skeleti dhe shumë shpejt ajo ka marrë një ton përgjigje.
“OMG, Jo! Është Nessie”, ka komentuar një me humor, derisa tjerët kanë spekuluar që ai mund të jetë ndonjë formë e dinozaurit apo e ndonjë bishe detare.
Megjithatë, u pa që shpjegimi është edhe më i thjesht.
“Ne e kemi hulumtuar dhe skeleti është e një balene që është aty prej marsit të vitit të kaluar”, ka vazhduar tutje Burns.
“Është mirë që shumë njerëz janë interesuar, kjo ka nxitur imagjinatën e njerëzve”.
Skeleti për herë të parë ishte cituar nga një faqe në Facebook, Uist Sea Tours në shkurt, ku ishte përshkruar se ai “ende ka pak mish dhe i vije era”.
Hannah Burns është duke jetuar në këtë ishull që disa javë por ka thënë se po “vazhdon ta gjurmojë edhe më shumë këtë vend”. /GazetaExpress/