Lojëra fati në lokal, arrestohet pronari dhe punonjës

0
2

Finalizohet operacioni i koduar “Chat”, në Divjakë.

Gjatë aksionit policor janë vënë në pranga dy shtetas, pronari i lokalit dhe punonjësi, pasi organizonin lojëra fati në lokal me kompjuterë dhe celularë.

Ndërsa janë sekuestruar 7 njësi kompjuterike dhe tre celularë.Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.