Lojtari njofton largimin nga klubi, Ancelotti jep përgjigjen epike: Kush është ky?

0
256

Carlo Ancelotti nuk njeh lojtarët e tij. Një reagim epik nga trajneri i Everton ka bërë xhiron e rrjetit ditën e sotme (30 qershor).

I pyetur gjatë një konference për shtyp për largimin e mbrojtësit Luke Garbut nga skuadra, Ancelotti pyet se kush është ai

Duket sikur ai nuk e mban mend dhe u kërkon falje gazetarëve dhe se nuk ka informacion për këtë.

“Kush është ky? Më vjen keq, por jam i suprizuar nga kjo pyetje, nuk e njoh”, ishte përgjigjja e trajnerit të Evertonit.

Luke Garbut njoftoi largimin e tij nga skuadra për ditën e sotme përmes një postimi në Twitter.

“Sot zyrtarisht kontrata ime me Evertonin ka përfunduar, pas 11 vitesh që kam qenë në klub. Everton ka qenë një pjesë e rëndësishme e jetës sime dhe ka qenë një nder i madh për mua ta përfaqësoj. Ka pasur shumë ulje dhe ngritje që nuk mund të kontrollohen. Evertonit i uroj fat në të ardhmen”, shkruan Garbut në “Twitter”.

oranews