Edhe demokratët e pozicionuar po lëkunden në qëndrimet e tyre. Ndarja në bazë nuk është kaq e prerë sa në qendër, por disa procese, siç ishin dhe Primaret e Berishës, u duk se krijuan një anësi.
Gjergji Gjata, kandidat në Primare, duket se po kalon nga grupi i Alibeajt. Burimet bëjmë me dije se Gjata “është ofruar” për të kandiduar për grupin Alibeaj, por vendimi ende nuk është marrë.
I kontaktuar nga ABC NEWS, Gjata pranoi është duke shqyrtuar mundësitë për të qenë pjesë e garës për Bashkinë Korçë, në zgjedhjet e 14 majit.“Nuk kam vendosur ende gjë. Nëse do ndodhë do t’ju njoftoj”, tha ai për ABC NEWS. Për Bashkinë Korçë, grupi i Berishës po kandidon Ledina Aliollin, ish-deputete e Partisë Demokratike në periudhën 2009-2013. Ajo doli fituese nga Primaret, duke marrë 628 vota. Pas saj u rendit me 426 vota Gjergj Gjata.