Lovren e pranon se e goditi qëllimisht Sergio Ramos: Ai duhet të paguante për dëmtimin ndaj Salah

0
250

Përpjekjet Liverpool për të fituar trofeun e Ligës së Kampionëve në vitin 2018 kundër Real Madrid u zbehën pas dëmtimit që pësoi, Mohamed Salah.

Sulmuesi egjiptian u hodh në tokë nga Ramos, duke dëmtuar rëndë shpatullën dhe u detyrua të linte fushën e lojës para kohe. Shumë tifozë besuan se Sergio Ramos e dëmtoi qëllimisht, Salah, pasi ai shihej si një rrezik për mbrojtjen e madrilenëve.

Skuadra e Jurgen Klopp luftoi për pjesën e mbetur të lojës pa egjiptianin, duke mos arritur të fitojë trofeun, të cilin e mori Reali. Megjithatë “të kuqtë” do të ktheheshin në finalen e Champions League në Madrid një vit më vonë për të triumfuar.

Disa muaj pas finales së Ligës së Kampioneve, kombëtarja  e Kroacisë , ku luan edhe Dejan Lovren u ndesh me Spanjën në Ligën e Kombeve. Dhe ajo ndeshje rezultoi idealja për një hakmarrje të Lovren ndaj Ramos, për dëmtimin që ai i bëri shokut të tij të ngushtë në finalen e Champions.

Lovren dhe Koracia e tij mundën Spanjën e Ramos me rezultatin 3-2, por kjo nuk mjaftoi, pasi Dejan goditi me brrylë mbrojtësin spanjoll.

Dhe së fundmi, Lovren në një intërvistë për “Sada el Balad”, kroati tregoi se e goditi me qëllim mbrojtësin spanjoll. “Po e godita me qëllim Ramosin. Ai dëmtoi shokun tim Salah tek Liverpuli në finale me qëllim dhe unë e godita.

Qendërmbrojtësi sqaron se Modric, një mik i shkëlqyeshëm i Ramos, dëshironte t’i qetësonte gjërat: “Luka Modric u përpoq ta zvogëlonte tensionin midis Ramos dhe meje. Unë e godita qëllimisht me bërryl dhe i thashë se jemi barazim tashmë”. Lovrenit nuk i vjen keq për asgjë: “Unë e respektoj Ramos si lojtar dhe atë që ai bën për ekipin e tij. Ka fituar shumë tituj, por nga ana tjetër, ka sjellje që nuk më pëlqejnë, i dëmton lojtarët kundërshtarë.

Unë nuk dua të bëj shou, por mendoj se ajo që bëri Ramos ishte e qëllimshme, donte ta lëndonte mikun tim Salah, kështu që ishte koha për të paguar atë që kishte bërë. Ishte e qartë se donte të na dëmtonte, ngaqë luhej një ndeshje shumë e rëndësishme, finalja në Kiev. Ne kemi luajtur shumë më mirë se Real Madridi para se Salah të dëmtohej në finale. Largimi i tij ishte një goditje e madhe për ne. Me Mo jashtë fushe, ata filluan ta dominojnë lojën”, tha Dejan Lovren.

© SYRI.net