Zëdhënësja e partisë Lëvizja Socialiste për Integrim për qarkun e Elbasanit,Miranda Rira në një dalje për mediat ka denoncuar përfshirjen me dhunë të administratës pulike në plotësimin e formularëve partiakë . Sipas Rirës në të 7-ta bashkitë e qarkut të Elbasanit çdo punonjës I administratës po detyrohet që të plotësojë një formularë në të cilin duhet të vendosë 30 emra me të dhëna të ID-së si dhe numrat e telefonit .
Një tjetër shqetësim sipas zëdhënëses së LSI është edhe punësimi dhe rritja e stafeve në bashkitë e qarkut për shkak të zgjedhjeve që afrojnë. Rira thotë se vetëm në bashkinë e Librazhdit janë shtuar 117 punonjës gjatë muajve të fundit ku aktualisht nga 403 numri I personelit ka shkuar në 520. Në bashkinë e Prrenjasit sipas saj janë pushuar padrejtësisht nga puna 50 punonjës për arsye politike apo për ti zëvendësuar ata me militant.
Rira e mbyll deklaratën e saj duke vënë edhe një herë theksin tek situate ekonomike që po kalon qarku I Elbasanit ku varfëria dhe papunësia po e boshatisin dita ditës . Ajo fton të gjithë qytetarët që të mos heshtin përballë padrejtësive por të ngrenë zërin./elbasaniflash.al