Përpara konfirmimit përfundimtar se Arbana Osmani do prezantonte “Big Brother VIP”, mediat zienin duke aluduar se për këtë vend po konkurronte edhe Luana Vjollca. Por ka qenë Luana që ditën e djeshme, ka konfirmuar në Instagramin e saj largimin nga Top Channel dhe keqardhjen që nuk do drejtojë më “Shiko Kush Luan”, por nuk mjafton me kaq.
Prej ditësh në portalin e Luanës, hidhen kunja mbi Arbanën dhe produksionin e Big Brother VIP. Normalisht që lajmet nuk shkruhen nga vetë Luana, por gjithsesi është portal në pronësi të saj.
“Ajo çfarë ra në sy ishte një lëvizje mjaft e zgjuar për të tërhequr vëmendje në një moment që emisioni “Shiko Kush LUAN” kërkohet në masë nga publiku”, shkruhet në një prej lajmeve të portalit të Luanës
“Epo vëmendjen e mori skena e “Shiko Kush LUAN” në storyt e Arbanës, ndërsa më pas një tjetër postim na tregoi skenën e vërtetë të “Big Brother VIP” që sërish ishte skena gjigante e programit “Take Me Out”, që sërish ishte nën autorësinë e Luana Vjollcës.”
Kujtojmë se Arbana u pyet në lidhje me Luanën dhe ajo nuk preferoi as të pohonte dhe as të mohonte rreth kësaj çështje:
Nuk merrem me muhabete portalesh. Duhet ditur që nuk merrem me këto gjëra. Nuk kam asgjë për të thënë,- tha ajo në lidhje me aludimet për një zënkë midis saj dhe Luanës.